Lulzim Peci: Kosova duhet të bisedojë me shtetet që sponsorizuan Specialen

Analisti politik Lulzim Peci ka vlerësuar se Kosova duhet të zhvillojë bisedime të thelluara me shtetet që sponsorizuan themelimin e Dhomave të Specializuara, për të arritur rezultate konkrete lidhur me këtë proces.

Ai theksoi se qëndrimet e Kosovës janë të domosdoshme, por nuk mjaftojnë pa dialog me këta aktorë ndërkombëtarë.

“Nëse mendojmë që pa shtetet që e kanë sponsorizuar themelimin e kësaj Gjykate, pa biseduar më thellësisht me ta, ne nuk do të mund të ecim përpara”, deklaroi Peci për RTV21. /Nacionale/

Read Previous

​Dita Botërore e Gruas Rurale

Read Next

Zvicra i bashkohet programit evropian për sistemet e luftës elektronike