Dita e 81-të e sulmeve në Ukrainë

Ofensiva e Rusisë në Donbas ka humbur vrullin dhe është zvarritur ndjeshëm. Kështu thekson Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar, duke shtuar se trupat e Vladimir Putin mund të kenë humbur një të tretën e forcës luftarake tokësore dhe pajisje të tjera ajrore, përfshirë dronët bombardues.

“Në kushtet aktuale, Rusia nuk ka gjasa të përshpejtojë në mënyrë dramatike normën e saj të avancimit gjatë 30 ditëve të ardhshme”, paralajmëron qeveria e Londrës.

Nën sekretari I përgjithshëm I NATO-s, Mikrea Xheoana, nga Berlini u shpreh optimist për rezistencën e Kievit dhe rezultatin e luftës. “Ukraina mund të fitojë”, u shpreh ai.

Rusët hodhën bomba zjarri ose fosfori në fabrikën e çelikut Azovstal, pretendojnë autoritetet e Kievit. Ndërsa raportohet se ushtria ukrainase ka shtyrë trupat ruse jashtë qytetit të dytë më të madh, Kharkiv.

Ndërsa Turqia ka deklaruar se është gati të dërgojë një anije në Mariupol për të mundësuar evakuimin e ushtarëve të plagosur ukrainas dhe civilëve të tjerë nga uzina e çelikut Azovstal.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i presidentit Recep Tayyip Erdogan, Ibrahim Kalin në një intervistë për Reuters.

“Plani ynë parashikon që njerëzit e evakuuar nga fabrika e çelikut të sillen me rrugë tokësore në portin e Berdyansk, i cili si ndodhet në Detin Azov, dhe më pas një anije do t’i çojë ata në Stamboll”, u shpreh Kalin.

Evakuimi i ushtarëve nga metalurgjiku i Mariupolit është një ndër kërkesat kryesore të Ukrainës për të rinisur bisedimet me Rusinë.

Read Previous

​Donjeta Sadiku kërkon çerekfinalen në Kampionatin Botëror të Boksit

Read Next

Çmimi ndryshe nga rafti në arkë, për 3 muaj mbi 200 ankesa për mashtrime me çmime