Dita Botërore e Turizmit

Sot në mbarë botën shënohet Dita Botërore e Turizmit.

27 shtatori është datë që është zgjedhur për të përkuar me një moment të rëndësishëm në turizmin botëror, përvjetorin e miratimit të Statutit të Turizmit Botëror që ndodhi më 27 shtator 1970.

Organizata Botërore për Turizëm e Kombeve të Bashkuara (UNWTO) është agjencia e Kombeve të Bashkuara që është përgjegjëse për promovimin e turizmit me qasje të besueshme, të qëndrueshme dhe universale. /KosovaPress/

Read Previous

15 vjet më parë Fatmir Sejdiu dha dorëheqje nga posti i presidentit

Read Next

BE-ja befason me planin e ri, “mur prej dronësh” për të mbrojtur kufirin lindor!