Protesta në qytetet e Kosovës kundër aktgjykimit të Speciales
Kryetari i Odës së Farmacistëve të Kosovës, Kadri Bytyqi, ka theksuar rëndësinë e rolit të farmacistit në sistemin shëndetësor, me rastin e Ditës Botërore të Farmacistëve.
Bytyqi tha se tema e këtij viti është “Fuqizimi i farmacistit për një të ardhme më të shëndetshme”, duke vlerësuar se farmacisti është një ndër pikat e para të kontaktit të qytetarëve për çështjet shëndetësore.
“Farmacisti është edhe dera e parë, por edhe zgjidhja e fundit për qytetarin”, tha Bytyqi, duke shtuar se zinxhiri shëndetësor nuk mund të jetë i suksesshëm pa një farmaci dhe farmacistë të fuqishëm profesionalisht.
Ai foli edhe për përdorimin e barnave pa konsultim me mjekun, veçanërisht antibiotikëve. Sipas tij, përdorimi jo i duhur i antimikrobikëve mund të shkaktojë rezistencë ndaj antibiotikëve dhe të krijojë probleme serioze në të ardhmen.
Bytyqi tha se farmacistët në Kosovë janë të përgatitur për zgjerimin e shërbimeve, por nevojitet një kuadër më i fuqishëm ligjor. Ai përmendi shembullin e Polonisë, ku farmacistët kryejnë shërbime të tilla si matja e glukozës, tensionit, rishikimi i terapisë dhe vaksinimi.
Ai theksoi gjithashtu nevojën për funksionalizimin e sigurimeve shëndetësore dhe të sistemit informativ shëndetësor e farmaceutik, duke thënë se gatishmëria e farmacistëve për digjitalizim është e madhe. /RTKlive