Superkupa e Kosovës në hendboll, mësohet orari i ndeshjeve

Palestra “Bill Clinton” në Ferizaj do të jetë të dielën nikoqire e dy ndeshjeve për Superkupën e Kosovës në hendboll.

Organizator i kësaj ngjarjeje është KH Kastrioti, ndërsa tashmë është përcaktuar edhe orari i përballjeve.

Ndeshja e parë do të zhvillohet në konkurrencën e femrave, ku nga ora 17:30 do të përballen Samadrexha dhe Istogu.

Ndërkohë, nga ora 20:15, në konkurrencën e meshkujve, do të takohen Kastrioti dhe Besa Famgasi.

Të dyja përballjet pritet të sjellin rivalitet dhe spektakël, duke qenë njëherësh edhe ndeshjet që i paraprijnë edicionit të ri të Kampionatit të Kosovës në hendboll. /RTKLive

Read Previous

Dita Botërore e Farmacistëve, Bytyqi: Duhet të fuqizohet roli i farmacistit

Read Next

Protesta në qytetet e Kosovës kundër aktgjykimit të Speciales