Disa shenja që tregojnë se partneri aktual është ‘i duhuri’

Thuhet se kur të jeni me partnerin ose partneren “e duhur”, ju do ta ndjeni dhe gjithçka do të duket më e qartë

Megjithatë, veçanërisht në ditët e sotme, procesi i të kuptuarit nëse ai/ajo është apo jo “dashuria e jetës suaj” duket më konfuz dhe i vështirësuar, sado e madhe të jetë dashuria.

Heidi Krantz, trajnere e certifikuar e takimeve në çift thotë:

“Nëse keni një vizion për tiparet dhe vlerat thelbësore që duhet të ketë partneri juaj, ju mund t’i identifikoni ato shumë herët, edhe nëse nuk e pranoni. Thellë, ne e dimë nëse jemi në rrugën e duhur apo jo në një lidhje. Ose të paktën kështu ndodh në shumicën e rasteve.”

Dëshironi të dini rreth shenjave të hershme që tregojnë se jeni në rrugën e duhur të gjetjes së dashurisë? Zbuloni më poshtë çfarë thotë Heidi dhe të tjerë ekspertë të fushës.

18 shenja që partneri juaj aktual mund të jetë “i duhuri”:

1. Ju argëtoheni edhe kur nuk bëni plane.
2. Jeni 100% vetvetja me njëri-tjetrin.
3. Bisedat mes jush rrjedhin natyrshëm.
4. Të dy jeni përfshirë në mënyrë të barabartë në lidhjen tuaj.
5. Ndiheni rehat mjaftueshëm për t’i treguar sekrete njëri-tjetrit, pa frikën e gjykimit.
6. Jeni dëgjues të mirë të njëri-tjetrit.
7. Ai/ajo është i sjellshëm me të tjerët dhe sigurisht, edhe me ty.
8. Ju ndani vlera dhe dëshironi të njëjtat gjëra të mëdha në jetë.
9. Respektoni dallimet mes njëri-tjetrit.
10. Miqtë dhe familja juaj e pëlqejnë shumë – por kjo nuk është absolutisht e domosdoshme.
11. Të dy i pranoni gabimet tuaja dhe nuk keni problem t’i kërkoni falje njëri-tjetrit.
12. Jetët tuaja bashkohen lehtësisht së bashku.
13. Debati juaj i parë i vërtetë përfundoi mirë, ose të paktën jo aq keq sa mund të mendonit.
14. Gjërat po ecin përpara në mënyrë të qëndrueshme.
15. Fjalët, përputhen me veprimet e tij/saj.
16. Ju duket sikur keni një jetë që njiheni.
17. Keni ndjenja krejt ndryshe nga marrëdhëniet e mëparshme.
18. Lumturia e tyre është më e rëndësishmja për ju.

/Telegrafi/

Read Previous

Eliminohen kampionët në fuqi të NBA

Read Next

Rrëfim prekës i 12-vjeçarit që shkeli në minë gjatë luftës në vitet 1998-99