Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime
Gjatë tri ditëve në vijim, ambasadorët shqiptarë të akredituar nëpër botë do të jenë në Tiranë për të marrë pjesë në Konferencën vjetore #Diplo2025.
Me titull “Shqipëria 2030: në Evropë, e ndërlidhur me botën”, konferenca do të zhvillohet në formën e paneleve me pjesëmarrjen e ekspertëve vendas dhe ndërkombëtarë.
Diskutimet do të fokusohen në integrimin evropian të Shqipërisë dhe të rajonit, diplomacinë ekonomike, si edhe në çështjet e sigurisë rajonale e globale.
Ky është një pikëtakim i rëndësishëm i shërbimit të jashtëm për të përcaktuar prioritetet, për të adresuar sfidat kryesore dhe për të forcuar shërbimin konsullor për qytetarët shqiptarë.
Diplo2025 do të zhvillohet në mjediset e Bankës së Shqipërisë (ish-hotel Dajti), ndërsa panelet e konferencës do të transmetohen drejtpërdrejt (“livestream”) në rrjetin social Facebook të MEPJ.
Eventi shërben si një pikëtakim strategjik për të përcaktuar vijat e politikës së jashtme shqiptare për dekadën e ardhshme dhe për të ndërtuar partneritete të qëndrueshme ndërkombëtare. /tvklan.al