“Dimër” në verë në Evropën veriore/ Borë, breshër dhe përmbytje vdekjeprurëse

Breshëri i madh nxori borëpastrueset në rrugët e Reutlingen, Gjermani, ndërsa tre persona humbën jetën nga përmbytjet në Slloveni. Autoritetet në Reutlingen në shtetin e Baden-Württemberg thanë se një stuhi lokale me breshër dhe shi të dendur përfshiu qendrën e qytetit të premten pasdite.

Imazhet e publikuara tregojnë rrugë të mbuluara me borë, ndërsa zyrtarët e qytetit thanë se breshri ishte 30 centimetra i trashë në disa vende. Gjethet dhe breshëri bllokuan kanalet e kanalizimeve brenda pak minutash dhe uji mbushi parkingjet, bodrumet dhe ndërtesat e banimit.

Lumi Echaz doli nga shtrati duke shkaktuar përmbytje. Rreth 250 zjarrfikës dhe qindra vullnetarë u angazhuan në rreth 100 operacione. Përmbytje janë raportuar edhe në Austri. Në St. Paul im Lavanttal në Karintin e Poshtëm, banorët në 70 shtëpi u evakuuan.

Në Slloveni, të paktën tre persona humbën jetën pas shirave të rrëmbyeshëm. Lumenjtë u vërshuan, rrugët dhe urat u përmbytën, ndërsa kryeministri slloven Robert Golob foli për katastrofë.

Autoriteti mjedisor i Sllovenisë Arso lëshoi alarmin e kuq. Përmbytjet mund të jenë më të këqijat që kur Sllovenia fitoi pavarësinë në vitin 1991. Autoritetet urdhëruan rreth 4,000 njerëz të evakuoheshin pasi daljes nga shtrati të lumit Savinja.

Në rrjedhën e sipërme në qytetin e Lubno, lumi përmbyti shtëpitë dhe gjithashtu shkaktoi rrëshqitje dheu. Rajoni i Koroška në veri të Sllovenisë, në kufi me Austrinë, u godit më rëndë: urat dhe rrugët u shkatërruan dhe furnizimi me ujë u ndërpre në disa zona. /abcnews.al

Read Previous

Reagon Rama: Krijimi i Policisë së Kryeqytetit është urgjente

Read Next

Osmani viziton shtëpinë e djegur të familjes Joziq: Akt i papranueshëm, akt kundër Republikës sonë