Pas të shtënave me armë dhe gaz lotsjellësit, është djegur edhe një veturë e Policisë së Kosovës në Zveçan.
Qytetarët serbë po kundërshtojnë hyrjen në objektin e komunës së Zveçanit të kryetarit të zgjedhur më 23 prill.
Ndërkaq, shefi i stafit në Presidencë, Blerim Vela theksoi se strukturat ilegale dhe kriminale të Serbisë në veri të Kosovës kanë marrë urdhër për përshkallëzimin e situatës në terren.
“Protestues ‘paqësor’ që përdorin veprime hibride dhe të dhunshme kundër forcave të rendit. Dhuna nuk do të mbizotërojë. Serbia mban përgjegjësi të plotë për përshkallëzimin”, shkruan ai.