Dialogu Kosovë -Serbi do të mbahet me 7 dhe 8 shtator

Raundi i ardhshëm i dialogut Kosovë – Serbi do të mbahet më 7 dhe 8 shtator në Bruksel.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, e ka konfirmuar këtë për Klankosova.tv ku theksoi se në “bisedimet teknike do të diskutohet për çështjet e hapura aktualisht dhe hapat e ardhshëm në dialog”.

Takimi do të jetë në nivel të ekspertëve, ku do të jenë zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi dhe drejtori i të ashtuquajturës zyre për Kosovë në kuadër të Qeverisë së Serbisë, Petar Petkoviq.

Read Previous

Luis Enrique: Është koha të fokusohemi te ndeshja me Kosovën

Read Next

Kjo është shuma që Manchester United do të paguajë për Ronaldon