Dhunë në familje/ Gruaja rrah burrin, e bën për spital

Një person ka pranuar tretman mjekësor pasi që ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshortja e tij.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 00:15, në Rahovec.

Tutje thuhet se me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

“Ankuesi mashkull kosovar ka pranuar tretman mjekësor pasi që ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshortja e tij, e dyshuara femër kosovare. Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/  

Read Previous

Basketboll/ Mesjava me përballje interesante në Superligë

Read Next

Shqiptohen mbi 1 mijë gjoba ndaj shoferëve e pasagjerëve pa rrip të sigurisë