Dezinfektohen hapësirat ku trajtoheshin pacientët me COVID-19 në Kardiologjinë Invazive

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se ka filluar dezinfektimi e rregullimi i sistemit të monitorimit dhe shtretërve në Kardiologjinë Invazive.

“Pas lirimit të hapësirave të repartit, ku po trajtoheshin pacientë me COVID- 19, dezinfektimit të hapësirave, rregullimit të sistemit të monitorimit dhe shtretërve, në Kardiologjinë Invazive ka filluar trajtimi i pacientëve elektivë.” thuhej në një postim në Facebook të SHSKUK-së.Sipas SHSKUK’së, në këtë klinikë pritet të trajtohen 7 deri në 10 pacientë në ditë, me synim që të zbutet lista e pritjes.

/KlanKosova/

Read Previous

Policia e Kosovës me aktivitet vetëdijesues në ditën e BE-së Kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore

Read Next

Shala: Viti 2021 është viti i investimeve të mëdha në spitalin e Gjakovës