AI hyn fuqishëm në Hollywood, Netflix e përdor në qindra filma
Kosova shpalli pavarësinë më 17 shkurt 2008, por pak kush i di detajet pas krijimit të eksponatit të Deklaratës së Pavarësisë – nga pergamena që erdhi 48 para shpalljes së pavarësisë, te stilolapsi i përdorur për shkrimin, deri te mbështjellësit e saj të posaçëm.
Deklarata e Pavarësisë është shkruar mbi një pergamenë të përpunuar nga lëkura e viçit – material organik i cili është krijuar për t’i rezistuar kohës në kushte adekuate.
Për të shkruar dhe nënshkruar tekstin e Deklaratës së Pavarësisë u përdor stilolapsi i markës gjermane Rotring – Isograph me majë të hollë çeliku dhe bojë të zezë karboni.
Të gjitha materialet e nevojshme u blenë në dyqanin Shepherd’s në Britaninë e Madhe sipas këshillave profesionale të Departamentit të Konservimit të Muzeut të Londrës.
Shyqri Nimani, ikonograf tashmë i ndjerë, realizoi bukurshkrimin e dokumentit historik sipas stilit dhe modelit të Deklaratës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara.
Ajo është e ndarë në dy pjesë: një për tekstin e shpalljes së pavarësisë dhe një për nënshkrimet e 109 deputetëve dhe udhëheqësve të atëhershëm të Kosovës.
Deklarata e Pavarësisë gjendet në Kuvendin e Kosovës. Një kopje është në Muzeun Kombëtar të Kosovës. Megjithatë, nuk dihet shumë për fatin e elementeve përcjellëse si stilolapsi, tavolina dhe dy mbështjellësit e kuq, nuk dihet nëse janë ruajtur. /Albanianpost.com