Detaje për aksidentin e rëndë në Rogovë të Gjakovës

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmë në fshatin Rogovë të Gjakovës, ku një veturë ka goditur një biçikletë që po drejtohej nga një 33-vjeçar. Si pasojë e aksidentit, biçikletisti ka marrë lëndime të rënda trupore dhe është dërguar me urgjencë në Emergjencën e Spitalit të Përgjithshëm ‘Isa Grezda’ për trajtim mjekësor.

Disa burime kanë bërë me dije se shoferi që dyshohet se shkaktoi aksidentin është 28-vjeçar, L.M. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, l.M është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë së automjetit me kushtet e rrugës.

Burimet gjithashtu kanë bërë me dije se 33-vjeçari është dërguar atje me lëndime të rënda trupore dhe si pasojë e kësaj është transferuar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Read Previous

​Koha kur ndalohej alkooli në ShBA

Read Next

​Kurti sot flet për buxhetin e vitit 2023 para qytetarëve të Mitrovicës