Detaje nga takimi Kurti – Meta

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta.

Në njoftimin Zyrës së Kryeministrit thuhet se Kurti e njoftoi Metën për përgatitjet rreth mbledhjes së përbashkët të Qeverisë së Kosovës me Qeverinë e Shqipërisë, që mbahet nesër në Elbasan, e ku priten të nënshkruhen rreth 15 marrëveshje.

Presidenti i Shqipërisë,Ilir Meta, e vlerësoi pozitive transparencën në qeverisje dhe shtoi se duhet më shumë bashkëpunim me biznese, që edhe ata të ndjehen pjesë e qeverisjes.

“U diskutua për bashkëpunimin rajonal dhe iniciativat e reja. Kryeministri Kurti përsëriti qëndrimin se nuk mund të ketë “Ballkan të Hapur” kur Serbia është e mbyllur ndaj Kosovës, nuk ia njeh diplomat, dokumentet e identifikimit, certifikatat e vulat doganore”.

“Lidhur me dialogun, kryeministri theksoi se njohja e pavarësisë së Kosovës nuk mund të mbetet në fund, por ajo duhet të jetë në qendër të procesit. Ai kërkoi që Shqipëria ta mbrojë Kosovën nga sulmet e Serbisë në organizatat dhe institucionet ndërkombëtare, sidomos ato në të cilat Kosova nuk është anëtare”, thuhet në njoftim.

/KlanKosova/

Read Previous

OVL e UÇK-së kërkon takim me Kurtin: Qeveria po injoron të gjitha kërkesat tona

Read Next

​Turizmi dhe kultura e Kosovës prezantohet në “Expo 2020 Dubai”