Deri në 20 minuta pritjet për të dalë nga Kosova

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë përditësimin e fundit të të dhënave mbi gjendjen në pikat kufitare të Kosovës.

Sipas raportit, situata në të gjitha pikat kufitare paraqitet e qetë. Në Merdarë, pritjet për të dalë nga Kosova zgjasin deri në 20 minuta, kurse tek Dheu i Bardhë pritjet janë deri në 15 minuta.

Për sa i përket hyrjes në vend, në të gjitha pikëkalimet pritjet arrijnë deri në 5 minuta. /GazetaSinjali/

Read Previous

​Shtyhet fillimi i gjysmëvjetorit të dytë për shkak të vërshimeve

Read Next

Venezuela do t’i dorëzojë SHBA-së naftë në vlerë rreth 2,8 miliardë dollarësh, thotë Trump