GTA 6 pritet të sjellë fitime rekord, parashikohen miliona porosi paraprake
Deputetja Duda Balje ka bërë një reagim tendecioz se një shkollë në Gjakovë ka publikuar një letër që në shkollë ndalohet mbajtja e shamisë.
Si është e mundur që në parlament të ketë këso deputet injorant të cilët edhe pse janë që disa mandante në detyrë, nuk e dijnë që ky vendim nuk është kompetencë e një shkolle, por ky vendim është marrë nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, ku theksohet se në shkolla ndalohet bartja e shamive dhe elementeve tjera fetare.
Deklarata e deputetes Duda Balje po cilësohet si tendencioze, duke pasur parasysh faktin që Gjakova njihet si qytet me tolerancë të lartë fetare ku qytearët bashkëjetojnë mes xhamive, kishave e teqeve, dhe për qytetarët e Gjakovës primare është kombi, e më pas feja. Prandaj, detyrë e deputetëve është ti bashkojë fetë, e jo të krijojë përqarje mes tyre. Përveq pagesave të konsiderueshme që deputetët marrin nga taksat e qytetarëve por edhe shujtat dhe karburantin për makina qe nuk i shfrytzojnë, e rëndësishme është që ata të mos e marrin qetësinë tonë, mbi të gjitha tani në fillim të muajit të Ramazanit.
“Vërtetë ne kemi Bajram e Pashkë, por Shqiptarinë e kemi bashkë”, kjo thënie e poetit të madh Gjergj Fishta ka treguar se ndër shekuj shqiptarët e kanë pasur bashkëjetesën fetare një shembull për të gjithë duke e përcjellë brez pas brezi.