Depardieu nxjerr në ankand një pjesë të koleksionit të tij të artit

Ylli francez i kinemasë, Gerard Depardieu do të nxjerrë në shitje, në fund të shtatorit në Paris, 250 vepra nga koleksioni i tij i artit, me synimin për t’u argëtuar pak, sipas menaxherit të tij të shitjeve, David Nordmann, i cili mbulon edhe shitjet e shtëpisë së ankandeve ”Ader”.

Koleksioni i pasur i aktorit francez, aktualisht nën hetim për sulmet të dyshuara seksuale, përfshin vepra në bronz të Rodin, por edhe pesë vepra të Calder dhe një të Hans Hartung.

Ankandi u caktua për më 26-27 shtator në hotel ”Drouot” në Paris.

Sipas ekspertëve, nga shitjet mund të sigurohen tre deri në pesë milionë euro./ atsh / KultPlus.com

Read Previous

Lincoln: Një shtëpi e ndarë brenda vetes nuk mund të qëndrojë në këmbë

Read Next

Abazoviq pas takimit me Kurtin: Mali i Zi është i gatshëm të jetë nikoqir i takimit mes Kosovës e Serbisë