Dënimi për Krivaçën, presidentja Osmani: Dhuna nuk do të tolerohet, femicidi do të ndalet

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka reaguar sot pas dënimit me burgim të përjetshëm për Dardën Krivaçën, për vrasjen e 28-vjeçares Marigona Osmani.

Presidentja Osmani në një postim në Facebook shkruajnë se autorët e femicidit meritojnë dënim maksimal.

“Autorët e femicidit meritojnë dënim kapital. Ashtu siç u dënua sot vrasësi e torturuesi i Marigona Osmanit.

Le të jetë ky një mesazh për të gjithë ata që zgjedhin dhunën ndaj grave si mjet.

Dhuna nuk do të tolerohet! Femicidi do të ndalet!”, shkruan ajo. /Telegrafi/

Read Previous

Microsoft thotë se hakerë të lidhur me Rusinë shënjestrojnë shumë organizata botërore

Read Next

Muzeu Historik rihap ekspozitën “Shqipëria dhe shqiptarët në tablotë e autorëve evropianë të shekullit”