Demiraj: SHBA është e vendosur ta kthejë Shqipërinë në qendrën e gjeopolitikës në Ballkan

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të vendosura që ta kthejnë Shqipërinë dhe vendet ku jetojnë shqiptarët në qendrën e gjeopolitikës së Ballkanit Perëndimor”, kështu u shpreh koloneli Dritan Demiraj.

Koloneli Demiraj foli edhe për hapjen e bazës së NATO-s në Kuçovë, duke e vlerësuar si shumë të rëndësishme. Demiraj u shpreh se hapja e bazës së NATO-s në Kuçovë e kthen Shqipërinë në qendër të gjeopolitikës së Ballkanit dhe kjo është shumë e rëndësishme për vendin si në aspektin politik, por edhe atë ekonomik.

“Hapja e bazës së Kuçovës dhe reforma sidomos dy vitet e fundit mund të them që po ndërmerren reforma cilësore dhe sasiore. Por krijimi i bazë së Kuçovës e kthen Shqipërinë në qendër të gjeopolitikës së Ballkanit dhe i jep një rëndësi të madhe pavarësisht popullsisë së saj dhe ekonomisë së dobët. Pra unë e mbështes”, tha ai duke shtuar: “SHBA dhe politika e tyre e jashtme është e vendosur për ta kthyer Shqipërinë, edhe vendet ku jetojnë shqiptarët në qendrën e gjeopolitikës së Ballkanit Perëndimor, pra asgjë nga këto veprime që po ndodhin nuk janë të rastësishme”, theksoi Demiraj. /abcnews.al/

Read Previous

Manastiri i Deçanit regjistron pronësinë e 24 hektarëve tokë

Read Next

Cliff: Çfarë po bën BE-ja me raportin e Kosovës për sulmin në Banjskë?