Delegacioni i FSK-së pritet nga FARSH

Në kuadër të bashkëpunimit ushtarak mes Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Forcave të Armatosura të Shqipërisë, një delegacion i FSK-së i udhëhequr nga kolonel Mehmet Lladrovci realizoi një vizitë zyrtare në Komandën Mbështetëse dhe strukturat vartëse të saj në FARSH.

Gjatë kësaj vizite sipas njoftimit të FSK-së u zhvilluan takime në fushën logjistike, ku u pritën nga Komandanti i Komandës Mbështetëse, Gjeneral Brigade Aleksandër Pando dhe stafi i tij dhe në fushën shëndetësore, ku u pritën nga Zëvendëskomandanti i Komandës së Forcave Tokësore Gjeneral Brigade Vehbije Kuti dhe ushtruesi i detyrës së Drejtorit të Inspektoratit Shëndetësor të FARSH Nënkolonel Marinela Mjeda.

“Në kuadër të këtyre takimeve delegacioni nga FSK u informua në detaje rreth strukturës, kapaciteteve logjistike dhe atyre shëndetësore të FARSH-së, si dhe biseduan për mundësitë e bashkëpunimit dhe shkëmbimin e përvojave duke rikonfirmuar përkushtimin për të thelluar bashkëpunimin ndërmjet dy ushtrive”, thuhet tutje në njoftim.

/GazetaSinjali/

Read Previous

“Qentë janë pjesë e familjes së ngushtë”, vendimi i paprecedentë i gjykatës në New York

Read Next

Starlink do të lansojë satelitët e gjeneratës së tretë në vitin 2026