Del në ankand telefoni i gjeneratës së parë të iPhone

Një iPhone i 2007 i gjeneratës së parë do të dalë në ankand me një vlerë prej 50 mijë dollarësh. Çmimi i tij fillestar në kohën kur është prodhuar ka qenë 599 dollarë, i cili ishte i përshtatshëm me një ekran 2.5 megapixel me 4 dhe 8GB.

Karen Green, artistja e tatuazheve ka treguar se e ka blerë telefonin shumë kohë më përpara dhe akoma e kishte fletën e garancisë, në të cilën ka pasur të gjitha të dhënat e telefonit. Ndërkohë, në vitin 2019 i njëjti telefon është vlerësuar me vlerën 5 mijë dollarë.

Që atëherë, një tjetër iPhone i gjeneratës së parë të pahapur si ai i Green-it, doli në ankand për mbi 39,000 dollarë në një listë nga LCG Auctions që u mbyll në tetor. LCG Auctions po liston gjithashtu telefonin e Green, me ofertë të hapur në 2,500 dollarë.

Ndërkohë, funksionet e iPhone sa vijnë e ndryshojnë e përmirësohen, duke nisur që nga cilësia e kamerës. Gjithashtu ka lehtësuar edhe punën e shumë shërbimeve në mbarë botën, sepse me anë të telefonit mund të kryesh shumë punë pa qenë e nevojshme të jesh fizikisht.

Të apasionuarit e Apple do të kenë kohë deri më 19 shkurt për të bërë ofertë për reliktin e teknologjisë. /Bota Sot/

Read Previous

Vetura më e re e Porsche del në shitje me çmim të ulët, kompania thotë se ka ndodhur një gabim

Read Next

Kurti: Serbia ende i sheh si shtete të përkohshme Kosovën, Malin e Zi e Bosnjën