Datat e çerekfinaleve, gjysmëfinaleve dhe finales së Ligës së Kampionëve

Pas hedhjes së shortit nga UEFA, tashmë janë zyrtarizuar edhe datat kur do të luhen ndeshjet çerekfinale, gjysmëfinale dhe finalja e madhe e Ligës së Kampionëve për edicionin 2023/24.

Sot (e premte), në Nyon është hedhur shorti për çerekfinalet e Ligës së Kampionëve, ku përveç tyre, ekipet kanë mësuar edhe kundërshtarët e mundshëm për gjysmëfinale.

Real Madrid-Manchester City është takimi më i fortë dhe më interesant i kësaj faze, ndërsa në ndeshjet tjera do të luajnë Arsenal-Bayern Munich, Paris Saint-Germain-Barcelona dhe Atletico Madrid-Borussia Dortmund.

Në çerekfinale, fituesi i ndeshjes Arsenal-Bayern do të ndeshet me fituesin e takimit Real Madrid-Man City, ndërsa fituesi i Atletico-Dortmund do përballet me fituesin e PSG-Barcelona.

Por, kur do të luhen ndeshjet çerekfinale, gjysmëfinale dhe finale?

Ndeshjet që korrespondojnë me çerekfinalet do të luhen më 9 dhe 10 prill, ndeshjet e para, ndërsa ato kthyese do të jenë një javë më vonë, në datat 16 dhe 17 të të njëjtit muaj.

Gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve do të luhen më 30 prill dhe më 1 maj, ndërsa ato kthyese pas një jave më 7 dhe 8 maj.

Finalja e madhe e Ligës së Kampionëve 2023/24 do të mbahet në stadiumin Wembley në Londër, të shtunën, më 1 qershor.

Ndryshe, finalja e madhe e garës më të mirë kontinentale kthehet në Londër për herë të tetë në epokën e Ligës së Kampionëve.

Finalja e vitit 2011 ishte ajo ku Barcelona e fitoi ndaj Manchester Unitedit dhe finalja e vitit 2013, në të cilën Bayern Munichu mposhti Borussia Dortmundin.

 /Telegrafi/

Read Previous

Në Odessa 14 të vdekur dhe 46 të plagosur, pas sulmeve raketore ruse

Read Next

Rripi i ardhshëm i sigurisë pritet t’i përshtatet pasagjerit të çfarëdo madhësie dhe peshe