Dalje e madhe e qytetarëve në votime në komunat me shumicë serbe

Dalje masive e qytetarëve në votime është vërejtur sot në komunat me shumicë serbe.

Nga tetë komunat me shumicë serbe, komuna e Zveçanit renditet e para me daljen më të madhe të qytetarëve në votime.

Deri në orën 15:00 në këtë komunë kanë dalë 56,91% e qytetarëve. Pas Zveçanit, e dyta renditet Mitrovica e veriut më 55,03% të pjesëmarrjes së qytetarëve.

Edhe komunat tjera me shumicë serbe kryesojnë për numrin më të madh të qytetarëve.

Në Zbuin Potok kanë votuar 47,97% e qytetarëve, në Graçanicë 32,47 %, në Ranillug 46,68%, Partesh 36,30% dhe Kllokot 37,50%.

Dalja e përgjithshme e qytetarëve në votime në tërë territorin e Kosovës deri në orën 15:00 është 26,9%.

/Telegrafi/

Read Previous

8 viktima nga përmbysja e anijes në Spanjë

Read Next

Dalja në votime deri në orën 15:00 rreth dy përqind më pak se në zgjedhjet e kaluara