‘Daily Record’: Riviera Shqiptare, destinacioni i pushimeve tuaja

Stina e verës është shumë pranë dhe tani është koha që shumë mendojnë edhe për pushimet , shkruan në një artikull revista skoceze “Daily Record”.

Megjithatë, kostot e pushimeve vazhdojnë të rriten dhe kjo është kryesisht e dukshme gjatë sezonit turistik kur destinacionet më të njohura rrisin çmimet e fluturimeve, akomodimit, ushqimit dhe aktiviteteve.

Kjo ka detyruar shumë persona të heqin dorë nga rezervimet për pushime, por nuk ka pse të ndodhë kështu shkruan britanikja “Daily Record” e cila thotë se ka ende shumë vende që nuk sforcojnë buxhetin e udhëtarëve të huaj.

Shqipëria është një prej këtyre destinacioneve që ofron plazhe me rërë të bardhë dhe ujëra bruz të cilat gjenden në rivierën shqiptare e cila përbëhet nga disa qytete dhe fshatra bregdetare.

Në Rivierën Shqiptare, bie menjëherë në sy qyteza e Ksamilit shkruan britanikja ‘Daily Record’ dhe kjo jo pa arsye.

Pamjet piktoreske të plazheve me rërë të bardhë nuk kanë asgjë ndryshe nga ato të Greqisë, një vend po ashtu elitar në fushën e turizmit.

Pushuesit mund të eksplorojnë zonat historike, pasi Shqipëria është shtëpia e shumë vendeve të trashëgimisë të mbrojtura nga UNESCO, një prej tyre përfshin Parkun Arkeologjik Kombëtar të Butrintit.

Turistët mund të zgjedhin të qëndrojnë në Ksamil ose të shijojnë disa ditë të tjera pushimi në Sarandë. /tvklan.al

Read Previous

Parandalohet një rast i kontrabandës me cigare e duhan

Read Next

Kuvendi miratoi Projektligjin për zyrtarët publikë