Corentin Tolisso pritet të largohet nga Bayerni

GELSENKIRCHEN, GERMANY – MARCH 03: (BILD ZEITUNG OUT) Corentin Tolisso of Bayern Muenchen looks on during the DFB Cup quarterfinal match between FC Schalke 04 and FC Bayern Muenchen at Veltins Arena on March 3, 2020 in Gelsenkirchen, Germany. (Photo by Mario Hommes/DeFodi Images via Getty Images)

Mesfushori francez Corentin Tolisso pritet të largohet nga Bayern Munichu në fund të këtij edicioni, ka njoftuar revista “Kicker” të premten.

Mësohet se te Bayerni janë të gatshëm t’i dëgjojnë të gjitha ofertat për Tolisson, i cili këtë edicion ka pasur shumë lëndime dhe nuk ka arritur të shfaq paraqitje të mira. Bayerni mund ta lë të lirë Tolisson për një ofertë prej 25 milionë eurosh pasi francezi ka kontratë deri vitin e ardhshëm.

26-vjeçari këtë sezon ka vetëm 22 ndeshje në të gjitha garat me Bayernin kurse ka shënuar tri gola. Interesimi nuk mungon për Tolisson pasi tashmë Bayerni është kontaktuar nga Juventusi, Interi, Atletico Madridi, Napoli e Arsenali në lidhje me çështjen e Tolissos./eo/

Read Previous

Erik ten Hag refuzon Tottenhamin, rinovon kontratën me Ajaxin

Read Next

Arbër Selmani, flet për librin e tij të fundit, “Kosova në 14 tregime kulturore 2”