CNN thotë se ka një arsye shtesë pse Trump refuzon edhe një debat me Harris

CNN raporton se ka një arsye shtesë për hezitimin e kandidatit republikan për president të SHBA-së, Donald Trumpit për të pasur një debat tjetër – ai nuk dëshiron të poshtërojë veten përsëri.

Domethënë, ish-presidenti amerikan, i cili normalisht nuk mund t’i rezistojë mundësisë për të dominuar ekranin e vogël, ishte i papërgatitur dhe i papërqendruar gjatë diskutimit me kandidaten demokrate, Kamala Harris dhe humbi mundësinë më të mirë për të mposhtur kundërshtarin në zgjedhjet e ardhshme.

Kamala Harris tha pas debatit se ajo dhe kundërshtari i saj i detyroheshin votuesve një debat tjetër.

Duke qenë se Trumpi e refuzoi një propozim të tillë, fushata e saj mund të gëzohet për këtë veprim dhe të pretendojë se 78-vjeçari ka frikë nga një debat tjetër.

Dihet se kandidati republikan di të ndryshojë mendje, por njoftimi i tij se nuk do të ketë debat të ri duket mjaft vendimtar. Gjatë një mitingu në Arizona që me sa duket duhej të fokusohej në politikën ekonomike, Trump dukej ende i mërzitur për të martën mbrëma.

Në fillim të fjalimit, ai foli gjatë për debatin, duke u ankuar edhe për moderatorët e debatit të ABC News se i kishin ngritur një kurth.

Theksojmë se anketimi dyditor tregon se kandidatja demokrate ka një avantazh prej 5 për qind ndër votuesit e regjistruar për zgjedhjet e këtij viti, duke rritur kështu avantazhin prej 4 për qind ndaj Trumpit nga anketa e mëparshme që u realizua nga e njëjta agjenci në periudhën 21-28 gusht.

Ndryshe, zgjedhjet për presidentin e ri amerikan do të mbahen më 5 nëntor (e martë). /Telegrafi/

Read Previous

Për herë të parë që nga 1978, ky shtet vendos të rrisë moshën e daljes në pension

Read Next

“Google Search” ka rikthyer një veçori që u ka munguar të gjithëve