Çmimi i naftës sot njëjtë si dje

Çmimi i naftës të dielën dhe të hënën në Kosovë do të jetë 1.69 euro  për litër. I benzinës 1.49 euro për litër dhe i gazit 0.84 euro për litër.

Çmimi i naftës ka qenë i njëjtë edhe të shtunën, kurse ai i benzinës dhe i gazit, sot janë rritur për nga një cent krahasuar me ditën e djeshme.

Nafta u shtrenjtua prej kur më 28 shkurt Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli nisën luftën me Iranin, shtet që menjëherë mbylli Ngushticën e Hormuzit, e cila shfrytëzohet si rrugë detare për 20 për qind të naftës në nivel botëror./koha.net

Read Previous

Në Bullgari i vjen fundi dominimit 14-vjeçar të Ludogoretsit

Read Next

Schalke kthehet në Bundesligë pas tri vjetësh – “aty ku e ka vendin”