Çmimet e naftës rriten pas sulmit të Rusisë mbi Ukrainë

Sulmi i Rusisë mbi Ukrainën ka ngritur edhe çmimet e naftës.

Çmimet kanë shkuar në mbi 100 dollarë apo 88.83 euro për fuçi.

Kjo ka rritur shqetësimet për luftë të madhe në Evropë.

Po ashtu çmimet e arit dhe jenit japonez, kanë shënuar rritje.

Siç raportojnë mediat ndërkombëtare çmimet e naftës së papërpunuar kanë arritur në nivele që nuk janë parë nga shtatori i vitit 2014, pas frikës se mund të ketë ndërprerje të furnizimeve nëse sanksionet e Perëndimit prekin eksportet ruse të naftës.

Tregjet e aksioneve në Hong Kong,Sydney , Mumbai dhe Seul, kanë rënë për më shumë se 3 për qind.

Tregjet në Tokio, Singapor, Tajpej dhe Wellington kanë rënë më shumë se 2 për qind dhe humbje të mëdha janë raportuar edhe në Shangai, Manila, Jakarta dhe Bangkok.

Tregjet e aksioneve kanë rënë edhe në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara.

/KlanKosova/

Read Previous

1931, telegramet e shkëmbyera midis Kemal Ataturkut dhe Mbretit Zog për konferencën e dytë ballkanike në Stamboll

Read Next

Ukraina ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Rusinë, Zelensky i jep leje popullit të armatoset