Prokuroria Themelore në Gjakovë ngre aktakuzë ndaj dy inspektorëve të ATK-së
Çmimi i naftës krahasuar me të martën është shtrenjtuar për një cent.
Sipas çmimeve maksimale të lejuara për derivate nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Infrastrukturës, litri i naftës sot në Kosovë kushton 1.39 euro, i benzinës 1.35 euro dhe i gazit 0.68 euro.
Të martën nafta është shitur 1.38 euro për litër, benzina dhe gazi me çmime të njëjta si sot.
Çmimet e energjisë kanë pësuar luhatje të mëdha që kur Irani u është përgjigjur sulmeve duke mbyllur praktikisht Ngushticën e Hormuzit, një rrugë ujore jetike për transportin e naftës dhe gazit. Kostoja e naftës së papërpunuar ka qenë në rënie të ndjeshme që nga 17 qershori, kur SHBA-ja dhe Irani nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi, i cili parashikonte një periudhë 60-ditore negociatash mbi programin bërthamor të Teheranit dhe masa të tjera për t’i dhënë fund luftës. Sipas kompanisë së inteligjencës detare Kpler, numri i anijeve që kalojnë përmes Ngushticës së Hormuzit është rritur ndjeshëm që nga nënshkrimi i memorandumit./koha.net