City e Interi kalojnë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve

Manchester City e Interi kanë kaluar në fazën çerekfinale të Champions Leagues.

City e mposhti me rezultat të thellë prej 7-0 Leipzigun, ku Haaland shkëlqeu me plot pesë gola.

Norvegjezi hat-trickun e mbylli qysh në pjesën e parë, ku serinë e golave e hapi në minutën e 22-të të takimit, ndërsa vetëm 2 minuta më vonë e shënoi të dytin.

Ndërsa, në minutën e fundit të pjesës së parë, ai shënoi për golin e tretë.

Me të nisur pjesa e dytë, Gundogan shënoi për 4-0, ndërsa vetëm katër minuta më vonë, Haaland shënoi golin e pestë për Cityn e golin e katërt personal.

Katër minuta më vonë, Haaland shënoi për golin e tij të pestë e të gjashtin për Cityn, ndërsa një minutë përpara se të mbyllej ndeshja, ishte De Bruyne ai që shënoi për rezultatin përfundimtar, 7-0.

Në anën tjetër, ndeshja mes Portos e Interit u mbyll pa gola, gjë e cila bëri që mysafirët të vazhdojnë tutje falë fitores minimale në Itali.

/KlanKosova/

Read Previous

SHBA: Kosova ka përmbushur zotimet e Samitit për Demokraci

Read Next

Sot është 147 vjetori i lindjes së Faik Konicës