Cilësia e ajrit në Kosovë përkeqësohet, IHMK jep këshilla për qytetarët

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar për rritje të ndotjes së ajrit në disa zona të vendit gjatë ditëve të fundit.

Sipas tyre, faktorët klimatikë dhe aktivitetet njerëzore kanë kontribuar në përkeqësimin e cilësisë së ajrit, duke krijuar kushte që mund të rrezikojnë shëndetin, veçanërisht të grupeve më të ndjeshme.

“Ulja e temperaturave ka rritur nevojën për ngrohje, duke sjellë rritje të emetimeve ndotëse në ajër. Përkeqësimin e cilësisë së ajrit e ka ndikuar edhe prania e mjegullës së dendur, lagështia e lartë e ajrit, mungesa e erërave dhe inversioni termik, duke krijuar kushte për grumbullimin e ndotësve në shtresat e ulëta të atmosferës”– theksohet në njoftimin e datës 11.12.2025.

Instituti gjithashtu rekomandon që personat e ndjeshëm duhet të kufizojnë ekspozimin e gjatë në ambient të jashtëm deri në përmirësimin e kushteve.

IHMK ka njoftuar se po e monitoron situatën në mënyrë të vazhdueshme dhe do të informojë publikun për çdo ndryshim të rëndësishëm në gjendjen e cilësisë së ajrit. /Kallxo.com

Read Previous

​Sfida të mëdha për bizneset gjatë këtij viti, DHTIK organizon takimin tradicional të fundvitit

Read Next

Më 24 dhjetor nis gjykimi ndaj tre të akuzuarve për sulmin në “Ibër Lepenc”