Cilat fruta përmbajnë më shumë sheqer?

Frutat duhet të jenë padyshim pjesë e dietës ditore, por jo të gjitha frutat janë të njëjta

Për shembull, diabetikët duhet të kenë shumë kujdes kur zgjedhin fruta sepse disa lloje përmbajnë një sasi të madhe sheqeri.

Edhe pse këto sheqerna janë natyrale, ato nuk janë të përshtatshme për të gjithë.

Lajmi i mirë është se frutat me përmbajtjen më të ulët të sheqerit kanë vlerat më të mira ushqyese, duke përfshirë nivele të larta të antioksiduesve dhe fitonutrientëve.

Frutat me përmbajtje të ulët sheqeri:

▪ limoni
▪ mjedra,
▪ boronica
▪ manaferra

Frutat me përmbajtje mesatare sheqeri:

▪ dredhëza
▪ papaja,
▪ shalqiri,
▪ pjeshka,
▪ pjepri,
▪ molla,
▪ kajsia,
▪ agrumet

Frutat me përmbajtje të lartë sheqeri:

▪ kumbulla,
▪ portokalli,
▪ kivi,
▪ dardha,
▪ ananasi.

Frutat me përmbajtje shumë të lartë sheqeri:

▪ qershia,
▪ rrushi,
▪ shega,
▪ mango,
▪ fiqtë,
▪ banania,
▪ frutat e thata (hurma, rrushi i thatë, kajsia dhe kumbulla)./Telegrafi/

Read Previous

Sekuestrohen 600 kilogramë kanabis, po shkëmbehej në mes të detit midis Shqipërisë dhe Italisë

Read Next

​Vetëm këtë vit 4450 persona kërkuan shërbime në klinikën e psikiatrisë së QKUK-së