Ciklon vdekjeprurës në Brazil, 11 të vdekur, dhjetëra të zhdukur

Brazili është përfshirë nga një ciklon katastrofik. Mediet ne vend bëjnë me dije se se nga cikloni kanë humbur jetën 11 persona, ndësra 20 të tjerë rezultojnë të zhdukur.

Ndërkohe operacionet e kerkim-shpëtimit janë duke u zhvilluar në zonat e përmbytura. Autoritetet paralajmërojnë për rrezik të rrëshqitjeve të dheut.

Situata në Cara, një qytet me rreth 8 mijë banorë, i cili u vizitua nga guvernatori i shtetit, Eduardo Leyte, është dramatike.

“Situata në Cara na shqetëson thellë. Është e rëndësishme që ne të mund të hartojmë shpejt zonat më të prekura në mënyrë të organizuar dhe të identifikojmë ata që kanë nevojë për ndihmë të menjëhershme”, tha ai.

Shumë banorë në zonat e prekura kanë kërkuar strehim të përkohshëm në ambiente të sigurta./Botasot/

Read Previous

Përfaqësues nga 60 vendeve të botës do të takohen për rindërtimin e Ukrainës

Read Next

Ndeshja për vendin e tretë, Holanda e pret sot Italinë