Chelsea dhe Broja do të nënshkruajnë kontratë të re, shqiptari do të jetë për pesë vite te klubi londinez

Chelsea do t’i ofrojë një kontratë të re Armando Brojës për pesë vite, pasi kaloi një sezon shumë të mirë në huazim te Vitesse.

Pasi marrëveshja e re do të jetë pesë vjeçare, që do të thotë se sulmuesi i Kombëtares Shqiptare do të ketë një shans të artë për t’u konfirmuar në ekipin e parë të Bluve të Londrës.

Broja është një nga talentët e shumtë të formuar në akademinë e Chelseat dhe përvoja e fituar te Vitesse ku realizoi 10 gola në 30 paraqitje sezonin e kaluar, ka qenë vendimtare për qëndrimin e tij në Londër.

Chelsea, gjatë ditëve të ardhshme, pritet të bëjë njoftimin për zgjatjen e kontratës me shqiptarin.

Broja vlerësohet shumë nga trajneri Thomas Tuchel, i cili do t’i japë shansin për të qenë pjesë e ekipit të parë.

Sot Broja ka luajtur për Chelsean në ndeshjen miqësore që e zhvilluan ndaj Peterborough United ku fituan 6-1, duke e shënuar edhe një gol. /Telegrafi/

Read Previous

Barcelona nuk ka asnjë ‘plan B’ për sezonin e ardhshëm

Read Next

Gjatë këtij viti 27 policë u arrestuan kurse 65 të tjerë janë supsenduar