Champions dhe Conference League/ Zbulohen datat e oraret e skuadrave shqiptare

Skuadrat shqiptare kanë mësuar tashmë kundërshtarët e tyre në Champions League dhe Conference League, sfida shumë të rëndësishme për ekipet tona, të cilat do të kërkojnë të kalojnë ture në garat europiane.

Tirana ndeshjen e parë të turit të parë të Champions-it do ta luajë më 6 korrik në transfertë ndaj luksemburgasve të Dudelanzhit në stadiumin “Stade Jos Nosbaum” në orën 19:30, ndërsa takimi i kthimit do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena”, më 12 korrik në orën 20:00.

Shkupi do të zhvillojë ndeshjen e parë të turit të parë të Champions-it ndaj Linkolnit të Gjibraltarit më 5 korrik në shtëpi në stadiumin “National Arena Todor Proeski” në orën 20:45, ndërsa dueli i kthimit do të jetë më 12 korrik në “Victoria Stadium” të Gjibraltarit në orën 18:00.

Ballkani do ta nisë aventurën në Champions ndaj Zalgirisit në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës më datë 5 korrik në orën 20:00, ndërsa takimi i dytë do të luhet në Lituani në stadiumin “LFF stadionas” në orën 18:00 më datë 12 korrik.

Partizani do të luajë ndeshjen e parë të turit të parë ndaj Saburtalos në Gjeorgji më datë 7 korrik në orën 18:00 në stadiumin “Tengiz Burjanadze”, ndërsa dueli i dytë do të zhvillohet në 14 korrik në stadiumin “Elbasan Arena” në orën 20:00.

Laçi do të ndeshet në takimin e parë ndaj Iskrës në stadiumin “Elbasan Arena” në orën 20:00, më datë 7 korrik, ndërsa takimi i kthimit do të jetë në Podgoricë të Malit të Zi më datë 14 korrik në stadiumin “DG Arena Ljeskopolje” në orën 21:00.

Drita do të sfidojë në turin e parë të Ligës së Konferencës Inter Turkun në datë 6 korrik në orën 17:00 në transfertë në stadiumin “Veritas Stadion”, ndërsa dueli i kthimit do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” më datë 12 korrik në orën 20:00, shkruan Panorama Sport.

Gjilani do të luajë ndaj Liepajës në takimin e parë të turit të parë në datën 7 korrik në stadiumin “Fadil Vokrri” në orën 20:00, ndërsa dueli i dytë do të luhet në stadiumin “Daugava Liepāja”, më 14 korrik në orën 16:00.

Llapi do të ndeshet sfidën e parë në transfertën e Malit të Zi ndaj Buducnost Podgoricës në orën 20:30 në stadiumin “Gradski Stadion Podgorica”, ndërsa dueli i kthimit do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në orën 20:00.

Shkëndija do ta nisë aventurën e saj europiane ndaj Araratit në stadiumin “National Arena Todor Proeski” në orën 20:00, ndërsa në takimin e kthimit do të luhet në Armeni në stadiumin “Republican Stadium after Vazgen Sargsyan” në orën 17:00.

Skuadra e Deçiçit do të luajë ndeshjen e parë në Europë ndaj Bjellorusëve të Dinamos së Minskut në transfertë në orën 20:00, ndërsa takimi i kthimit më 14 korrik në orën 20:45. 

/f.a/abcnews.al

Read Previous

Kaos me valixhet, çfarë ndodhi në aeroportin Heathrow të Londrës?

Read Next

Haxhiu për Vettingun: Do të fillojmë nga krerët e institucioneve të drejtësisë