Haxhiu për Vettingun: Do të fillojmë nga krerët e institucioneve të drejtësisë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu gjatë konferencës për media ka potencuar se në Kosovë do të ketë Vetting duke filluar nga krerët e institucioneve të drejtësisë.

Haxhiu pas kthimit nga Venecia në të cilën tregoi se kanë marr pjesë të premten në seancën plenare të Komisionit të Venecias, tha se nga sot Republika e Kosovës ka filluar një epokë të re.

“Do të ketë Vetting të plotë duke filluar nga krerët e institucioneve të drejtësisë. Nga sot Republika e Kosovës fillon një epokë të re. Së pari në marrëdhëniet me një trupë të Këshillit të Evropës siç është Komisioni i Venecias, pra një mekanizëm i fuqishëm për drejtësinë e demokracinë, dhe së dyti Kosova do të ndërmarr me vullnet të saj, një proces që ka si synim kontrollin e vetvetes për të mbërritur te drejtësia, dhe së treti sepse qeveria e shtetit të ri, që sapo ka aplikuar për në Këshill të Evropës,  është e gatshme të krijojë kushtet, që të hapet rruga për një luftë të përhershme kundër krimit të organizuar”, ka thënë Haxhiu.

Ajo po ashtu theksoi se e kanë mbështetjen edhe të kryeministrit të vendit, Albin Kurti.

Ndryshe, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se nga Komisioni i Venecias kanë marr dritën e gjelbër për fillimin e Vettingut në drejtësi dhe Themelimin e Byrosë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme. 

/Telegrafi/ 

Read Previous

Champions dhe Conference League/ Zbulohen datat e oraret e skuadrave shqiptare

Read Next

Nis punën kompjuteri më i fuqishëm në Evropë, kushtoi 200 milionë euro