Çfarë është belbëzimi dhe cilat trajtime preferohen të përdoren për ta kuruar atë?

Belbëzimi ose mbajtja e gojës siç e quajmë zakonisht, është një nga çrregullimet e zakonshme në fëmijëri, dhe ndodh atëherë kur një fëmijë ngec te një tingull, rrokje ose fjalë, dhe nëse zgjat të paktën 3-6 muaj mund të jetë tregues për një të folur jo normal.

Në fakt është diçka tjetër, mund të nisë herët, rreth moshës 2 vjeçare, por mund të mos shfaqet deri në moshën shkollore. Belbëzimi i vertetë është i pranishëm në të folurin e fëmijës dhe ju mund të vini re që ai mund të nevrikoset, të lodhet shumë kur përpiqet që të thotë diçka, pastaj mund të bëjë disa pushime gjatë fjalisë, mund të mos jetë i aftë për të thënë diçka, ose mund të duket i frikësuar.

Dëshmitë nga provat e rastësishme kanë treguar se trajtimi para moshës 6 vjeç zvogëlon mundësinë që belbezimi të bëhët i pazgjidhshëm. Fëmijët mund të shërohen pa ndërhyrje zyrtare, por janë disa metoda që i praktikojnë siç është logopedia, që eshtë një nga metodat e zakonshme të trajtimit, që mund të ndihmojë për të mësuar strategji të reja për ta përmirësuar të folurin. Terapi të tjera, si terapia okupacionale, mund të jenë një plan i mundshëm trajtimi për fëmijën tuaj në varësi të shkallës së rëndësisë së belbëzimit dhe të shkaktarit të mundshëm të tij.

Duke u rritur me ndihmën e specialisit dhe familjes, ai mund të tejkalojë belbëzimin.

Read Previous

16 persona të lënduar dhe pesë të zhdukur nga shpërthimi i madh në Gjermani

Read Next

Deklaroheshin si të papunë për të fituar ndihma nga komuna, dënohet çifti kosovar në Zvicër