“Certifikata e gjelbër” merr aprovimin përfundimtar

Nënshkruhet nga krerët e BE, në fuqi nga 1 Korriku

Certifikata e gjelbër europiane mërr nënshkrimin përfundimtar nga drejtuesit e Bashkimit Europian. Tashmë ky dokument do të vendoset në përdorim në të gjitha vendet anëtare të unionit duke nisur nga 1 Korriku.

Rregullorja e këtij dokumenti u nënshkrua këtë të hënë nga Kryeministri portugez Antonio Kosta, që mban edhe Presidencën e radhës të BE-së, Presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen dhe kreu i Parlamentit, Antonio Tajani.

Certifikata është dëshmi e imunizimit ose negativizimit ndaj COVID-19, që lejon turistët të lëvizin lirisht brenda hapësirës së përbashkët./Klan.

Read Previous

Alkent Pozhegu sjell mozaikun e “Djemve të Asfaltit”

Read Next

Varianti Delta rikthen infektimet në Kinë