Calafiori: E papranueshme që Italia të mungojë sërish në Botëror

“Sezonin e kaluar më ndalën dëmtimet, sepse në ndeshjet ku kam luajtur mendoj se kam dhënë gjithmonë përgjigjen e duhur. Pikërisht për këtë tani mendoj vetëm të punoj mirë dhe të arrij formën më të mirë. Jam gati”, – tha Calafiori për “Gazzetta dello Sport”.

Përshtatja me Premier League nuk ka qenë problem për ju. Cili është sekreti? Intensiteti në Angli është krejtësisht ndryshe nga ai në Itali, por për mua nuk ka qenë aspak problem të përshtatem. Madje ndjehem sikur jam këtu prej kohësh, sikur të kisha qenë gjithmonë.  

Në shtator do të keni dy ndeshje vendimtare kualifikuese për Botërorin, me Gattuso në pankinë në vend të Spallettit. Ju në qershor ishit i dëmtuar, kur Norvegjia na mundi rëndë… Kam folur me Gattuso në telefon dhe më la një përshtypje shumë të mirë. Në fushë do ta njoh në Coverciano.

Haaland dhe shokët e tij tashmë kanë një epërsi të madhe në renditje dhe për të shkuar në Botëror, Italia duhet të fitojë çdo ndeshje, përfshirë atë direkte në Milano ndaj Norvegjisë, të rregullojë edhe golaverazhin. A është e vështirë? Le të themi që situata në të cilën ndodhemi nuk është e lehtë, por duhet të besojmë patjetër. Nuk është e mundur që Italia të mungojë në një tjetër Kupë Bote. /Telesport.al/

Read Previous

Kryeministri britanik nën presion për njohjen e shtetit palestinez

Read Next

Dështimet e seancave konstituive, Abdixhiku: Kryesuesi e ka shkelur Kushtetutën