Dështimet e seancave konstituive, Abdixhiku: Kryesuesi e ka shkelur Kushtetutën

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, pas dështimit të seancës së 52-të konstituive të Kuvendit të Kosovës, deklaroi shkurt se kryesuesi i Kuvendit ka shkelur Kushtetutën.

Sipas tij, kjo është një përmbysje e rendit kushtetues dhe se LDK pret që të ketë vendim përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese.

“Kryesuesi e ka shkelur Kushtetutën. Kjo është një përmbysje e rendit kushtetues. Tani presim që të ketë edhe vendim përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese për lëndën tonë deri më datë 10 gusht”, deklaroi Abdixhiku. /GazetaSinjali/

Read Previous

Calafiori: E papranueshme që Italia të mungojë sërish në Botëror

Read Next

Bllokada në Kuvendin e Kosovës, Murati: Ne kemi ofruar kompromis