Bust për Nënë Terezën në Osijek

Një bust për të vlerësuar figurën e shenjtë të Nënë Terezës do të vendoset në Osijek, Kroaci.

Deputetja shqiptare në parlamentin kroat Ermina Lekaj Prljaskaj së bashku me anëtarët e komunitetit shqiptar të Osijek, qarkut Baranja, kanë vizituar shëtitoren e këtij qyteti ku do të ndërtohet monumenti i Nënë Terezës.

Lajmin e bëri të ditur deputetja Ermina Lekaj Prljaskaj nëpërmjet një postimi në Facebook: “Në Osijek me anëtarët e pakicës kombëtare shqiptare të Osijek – qarkut Baranja, ne vizituam zonën e shëtitjes në Osijek, ku do të ndërtohet monumenti i Shenjtores Terezë”./ KultPlus.com

Read Previous

Shqiptarët e Luginës së Preshevës, kërkojnë nga Kurti t’i bënë pjesë të dialogut me Serbinë

Read Next

Mot me diell