Brigada e Zjarrëfikësve vetëm në muajin maj ka intervenuar në shuarjen e 34 zjarreve

Përgjatë muajit maj edhe Brigada e Zjarrëfikësve në Gjakovë ka intervenuar në shuarjen dhe lokalizimin e 34 zjarreve në rajone të ndryshme. Komandanti i kësaj brigade, Xhevdet Brahimaj ka thënë për televizionin Syri se falë profesionalizmit të pjesëtarëve të kësaj njësie është arritur që të luftohen me sukses vatrat e zjarrit.

Përveç zjarreve janë paraqitur edhe raste të tjera ku zjarrëfikësit kanë intervenuar, prej tyre janë ofruar 7 shërbime teknike siç janë debllokimet, 4 shërbime të natyrave të ndryshme si dhe 1 aksident. Brigada e Zjarrefikesve apelon tek qytetarët që të ngrisin vetëdijen dhe të mos jenë shkaktarë të zjarreve, duke ditur qe tani edhe moti është përmirësuar dukshëm.

Përkundër çdo sfide njësia e kësaj brigade është  në dispozicion për qytetarët e komunës së Gjakovës 24 orë.

Read Previous

35 gjoba në 5 muajt e fundit për bizneset në Gjakovë

Read Next

Jeff Bezos do të udhëtojë në hapësirë muajin që vjen