Brenda 24 orëve shtatë raste të falsifikimit të parave në Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar për shtatë raste të falsifikimit të parave që janë raportuar brenda 24 orëve.

Sipas policisë në Prishtinë janë raportuar gjatë raste të ndara për falsifikim parash, në kartëmonedha dhe monedha në vlera të ndryshme, të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara.

Njësiti policor kanë sekuestruar monedhat e dyshuara si të falsifikuara për procedura hetimore, ndërsa rasti vazhdon të hetohet nga njësitë relevante.

Kurse rasti tjetër është raportuar në Ferizaj ku ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se ka pranuar në monedhë prej 100 euro e cila dyshohet te jetë e falsifikuar.

Monedha e dyshuar është konfiskuar nga forenzika për procedurë hetimore. /Telegrafi/

Read Previous

Osmani në takim virtual me presidenten e Parlamentit Evropian, flasin për vizat

Read Next

Presidenti gjerman Steinmeier pranon gabime në politikën ndaj Rusisë