BQE-ja me kritika ndaj taksës italiane mbi fitimet e ‘papritura’ të bankave

Banka Qendrore Evropiane (BQE) ka kritikuar taksën e propozuar nga Qeveria e Italisë mbi fitimet e “papritura” të bankave, duke thënë se nuk merrte parasysh perspektivat afatgjata të huadhënësve dhe mund t’i bënte disa prej tyre prej tyre të prekshme ndaj një rënieje ekonomike.

Muajin e kaluar, Roma u dha një goditje befasuese huadhënësve të vendit, duke vendosur një taksë prej 40 për qind mbi fitimet e tyre që vijnë nga normat më të larta të interesit, pasi i kritikoi ata për mos rritjen e kthimit nga depozitat.

Aksionet e bankave ranë pas daljes së këtij njoftimi, ndërsa u rikthyen pasi Ministria e Ekonomisë sqaroi se taksa e re do të arrinte jo më shumë se 0.1 për qind të totalit të aktiveve të huadhënësve.

“Shuma e tatimit të jashtëzakonshëm mund të mos jetë në përpjesëtim me përfitimin afatgjatë të një institucioni krediti dhe kapacitetin e tij të gjenerimit të kapitalit. Si rezultat i aplikimit të përgjithshëm të taksës së jashtëzakonshme, institucionet e kreditit që kanë pozicione më të ulëta aftësi pagese ose janë më të fokusuara në aktivitetin kreditues (siç janë bankat e vogla) ose kanë projeksione sfiduese të kapitalit, mund të bëhen më pak të afta për të absorbuar rreziqet e mundshme negative të një rënieje ekonomike”, është shprehur BQE.

Ligjvënësit italianë pritet të paraqesin propozime këtë javë për të zbutur ndikimin e taksës, duke përfshirë elementin që bankat të lejohen të zbresin pjesërisht atë që duhet të paguajnë nga fatura e tyre e përgjithshme e taksave të korporatave.

Ndryshime të tjera ka të ngjarë të përjashtojnë bankat më të vogla nga pagesa e taksës ose të rishikojnë kufirin e saj duke e llogaritur në bazë të aktiveve të ponderuara me rrezik, në vend të aktiveve totale.

BQE tha se nuk ishte plotësisht e qartë se si do të bëhej llogaritja e “aseteve totale” dhe rriti parashikimin që bankat mund të regjistronin humbje ose fitime më të ulëta kur paguanin taksën në mesin e vitit 2024, siç parashikohet nga skema e qeverisë.

Institucioni më i lartë financiar evropian vuri në dukje se efekti pozitiv mbi bankat nga normat më të larta të interesit mund të kompensohet nga vëllime më të ulëta të huadhënies, një kosto më e lartë financimi dhe humbje nga borxhet e këqija nëse ekonomia përkeqësohet.

/Telegrafi/

Read Previous

SHBA: Kosova dhe Serbia të marrin seriozisht obligimet nga Marrëveshja për normalizim

Read Next

Takimi Kurti – Vuçiç, Sarrazin: S’ka entuziazëm të madh, të implementohet Asociacioni