“Bota është në zjarr”

OKB-ja ka bërë thirrje për më shumë se 47 miliardë dollarë për të ofruar ndihma jetike vitin e ardhshëm, duke paralajmëruar se konfliktet në rritje dhe kriza klimatike do të lënë qindra milionë njerëz në nevojë.

“Bota është në zjarr”, u tha gazetarëve në Gjenevë shefi i ri humanitar i Kombeve të Bashkuara, Tom Fletcher, duke pranuar se ai po e shikonte vitin 2025 me “tmerrim”.

Sipas shifrave të OKB-së, 123 milionë njerëz janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre për shkak të konfliktit deri në mesin e vitit 2024, ndërsa një në çdo pesë fëmijë në nivel global aktualisht jeton ose ikën nga zonat e konfliktit.

“Luftërat në Gaza, Sudan dhe Ukrainë janë shënuar nga egërsia dhe intensiteti i vrasjeve, shpërfillja e plotë e ligjit ndërkombëtar dhe pengimi i qëllimshëm i përpjekjeve të lëvizjes sonë humanitare për të shpëtuar jetë,” tha Fletcher./indeksonline/

Read Previous

Gjatë 24 orëve të fundit u shqiptuan mbi 1 mijë e 500 gjoba trafiku

Read Next

​Futbollisti japonez pensionohet në moshën 45-vjeçare