Borrell dhe Varhelyi pritet të vizitojnë Tiranën më 16 mars

Më 16 mars pritet të mbërrijnë në Tiranë, Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme, Josep Borrell dhe komisioneri Evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi.

Burimet bëjnë me dije për Euronews se zyrtarët e BE-së do të mblidhen në Tiranë për Këshillin e Stabilizim Asocimit që pritet të mbahet në vendin tonë.

Këshilli i Stabilizim-Asociimit mblidhet një herë në vit për të kryer një vlerësim të përgjithshëm mbi implementimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit dhe shqyrton çdo çështje të rëndësishme që del në kuadër të zbatimit të saj.

/Telegrafi/

Read Previous

Më 12 mars mbahet ceremonia e çmimeve Oscar

Read Next

Granit Xhaka flet për rëndësinë e Gabriel Jesus te Arsenali