Boris Johnson do të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme britanike

Është konfirmuar se Boris Johnson do të jetë kandidat në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme të Britanisë së Madhe.

Johnson, i cili ka qenë nuk ka asnjë rol pas shkarkimit si kryeministër britanik më 10 shtator, do të luftojë për një vend në zonën e tij zgjedhore Uxbridge dhe South Ruislip.

Deputetët konservatorë kanë afat deri të hënën për t’i thënë partisë nëse dëshirojnë të kandidojnë në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme, të cilat pritet të zhvillohen në vitin 2024, raporton skynews.

Johnson dha dorëheqje në verë pas një seri skandalesh dhe dorëheqjesh masive të ministrave, por është ende i popullarizuar në mesin e disa deputetëve konservatorë dhe anëtarëve të partisë.

Shoqata Konservatore Uxbridge&South Ruislip njoftuan se “do ta mbështesin plotësisht Boris Johnsonin si deputet dhe kandidatin tonë lokal në çdo zgjedhje të ardhshme”.

Nëse Johnson fiton, kjo do të linte derën e hapur për një garë tjetër për t’u bërë lider konservator në të ardhmen.

Kur pasardhësja e tij, Liz Truss dha dorëheqje pas vetëm gjashtë javësh në detyrë, Johnson deklaroi në mënyrë dramatike se ishte gati të hynte sërish në Downing Street, përpara se të tërhiqej nga gara për lidership në minutën e fundit.

Ndryshe, shumë ish-kryeministra zgjedhin të largohen si deputetë me shpejtësi pas largimit nga posti i lartë, si Tony Blair dhe David Cameron. /Telegrafi/

Read Previous

FIFA po shqyrton ndryshimin e formatit të Kupës së Botës 2026

Read Next

F1 konfirmon anulimin e Çmimit të Madh të Kinës