FIFA po shqyrton ndryshimin e formatit të Kupës së Botës 2026

Shtëpia më e madhe e futbollit botëror, FIFA thuhet se po shqyrton ndryshimin e formatit të Kupës së Botës së vitit 2026, ndërsa turneu përgatitet të zgjerohet në 48 ekipe.

Kupa e ardhshme e Botës do të organizohet në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë, ku planet aktuale janë të prezantojnë 16 grupe me nga tre skuadra ndërsa konkurrenca zgjerohet nga formati aktual me 32 vende.

Megjithatë, mediumit The Telegraph raporton se organi qeverisës tani po i ri-mendon ato plane mes frikës për më shumë ndeshje.

Eksitimi i ndeshjeve finale të grupeve në Katar ka bërë që të ri-mendohet ideja.

Bisedat joformale kanë nisur dhe diskutime më serioze pritet të zhvillohen vitin e ardhshëm.

Nëse FIFA ndryshon planet për t’u kthyer në grupe me katër, turneu ka të ngjarë të ketë 12 grupe me nga katër skuadra, me tetë vendet e treta më të larta që do të kalojnë në mesin e 32 skuadrave të kualifikuara.

Me atë format, Kupa e Botës e vitit 2026 mund të zgjerohet në më shumë se 100 ndeshje, duke thyer një rekord, pasi asnjë Kampionat Botëror nuk ka shkuar tek kjo shifër e ndeshjeve.

Mbetet për t’u parë se si do të merret ky zgjerim dhe vendim nga skuadrat kombëtare dhe klubet, duke pasur parasysh shqetësimet e vazhdueshme për mbingarkesën në kalendarin e futbollit. /Telegrafi/

Read Previous

Ndizen dritat në kishën e fshatit Pjetërshan

Read Next

Boris Johnson do të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme britanike