BMW, thirrje pronarëve të një milion veturave t’i dërgojnë për servisim

Prodhuesi gjerman i veturave, BMW u ka bërë thirrje pronarëve të një milion veturave në mbarë botën, që të sjellin mjetet e tyre motorike për servisim, për shkak të një problemi që është shfaqur në sistemin e ventilimit të motorit që mund të shkaktoj zjarr.

Rreziku nga zjarri mund të shfaqet derisa mjetet janë në lëvizje apo edhe pasi që të ndalen. Nga BMW kanë bërë të ditur se veturat akoma mund të voziten, pasi që zjarret janë shumë të rralla.

Në kompaninë gjermane u bëhet thirrje shoferëve t’i dërgojnë veturat për servisim, në rast të ndjejnë aromën e tymit apo djegien e plastikë apo thjesht shohin tym nën kapakun e motorit – duke i këshilluar që menjëherë ta fikin mjetin.

Bëhet fjalë për 917 mijë vetura në SHBA dhe 98 në Kanada si dhe 18 mijë në Korenë e Jugut. Thirrja për servisim përfshin modelet X3, X5, Z4 dhe Serie 1,3 dhe 5 të prodhuara nga 2006 deri më 2013. /Telegrafi/

Read Previous

Bill Gates: Telefonat e mençur duhet zëvendësuar me tatuazhet elektronike

Read Next

Forcat ukrainase: 12 mijë trupa rusë të vdekur e 74 aeroplanë të shkatërruar